Maqedoni TOP LAJM

Bashkimi Evropian kërkon legalizim të objekteve

Zhurnal Ads

Shkup, 22 nëntor, Zhurnal.mk – Një ndër kushtet e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut është edhe rregullimi i dokumentacioneve të shtëpive, pronave private dhe atyre të bizneseve. Brukseli zyrtar nuk do të lejojë që vendi të bëhet anëtarë i tyre pa pasur një pasqyrë të qartë për adresat e qytetarëve, shtëpive të regjistruara si dhe efikasitet në punën e kadastrës.

Me fonde ndërkombëtare janë bërë një sërë ndryshimesh dhe avancimesh në kadastrën e Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar azhurnim të shpejtë të të dhënave dhe qasje elektronike tek kadastra.

Çdo vonesë në përmbylljen e shpejtë të të gjithë lëndëve të hapura nënkupton kokëdhimbje e probleme për qytetarët, por mbi të gjitha edhe vonim e bllokim të integrimit evropian.

Dëshpërimi i qytetarëve

Ajo që më së shumti ka dëshpëruar qytetarët është se më shumë se gjysma tjetër e dokumentacionit pret nëpër sirtaret e administratorëve të komunave. Në popullatë është krijuar pakënaqësi pasi ka persona që kanë dorëzuar dokumentet para 10 viteve dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje adekuate.

Si pasojë e moslegalizimit të objekteve qytetarët ballafaqohen me probleme të ndryshme, si pamundësia për të marrë një kredi bankare, mostransferim i shtëpive dhe patundshmërive në gjeneratat e dyta, mos plotësim të së drejtës për të kërkuar asfaltim, kanalizim ose kushte tjera të rubanizimit nga anae komunave etj.

Dyshimet janë se komunat me qëllim e vonojnë procesin duke mos dashur të urbanizojnë hapësira të caktuara, e cila pastaj nënkupton përgjegjësi dhe angazhime shtesë për komunën. Ata për çdo rrugë të pasfaltuar ose rregullim të kanalizimit dhe ujësjellësit, arsyetohen me faktin se kjo pjesë nuk është e legalizuar dhe nuk kanë obligim ligjor që këtyre qytetarëve t’iu dalin në ndihmë.

Postime të ngjashme

Deri në ora 11 në Bllacë kanë kaluar rreth 3700 qytetarë

Z H

Takim lamtumirës i kreut të BDI Ahmeti me ambasadorin francez, Thimonier

T E

Garë digjitale “Race for the cure” për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin në gji

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...