Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bashkohen organizatat shqiptare / Të premten protesta masovike në Shkup

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Aktivisti i njohur nga Tetova, Krenar Osmani, ka njoftuar sot se disa organizata civile si “Boll më”, “Ta shpëtojmë Kondrën e Diellit” dhe shoqata “Anti-bixhoz”, kanë vendosur që të veprojnë bashkërisht kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në shumë raste të montuara që kanë ndodhur në të kaluarën, shkruan gazeta LAJM.

Ai këtë njoftim e bëri para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku tha se janë dënuar shumë shqiptarë padrejtësisht. Krenar Osmani, ishte i shoqëruar edhe nga Bedri Ajdari, organizatori i protestave kundër rastit “Monstra” dhe ftoi për protesta masive ditën e premte.

“Jemi para Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku për momentin po gjykohen 3 nga vëllezërit tanë që janë të arrestuar padrejtësisht dhe po gjykohen padrejtësisht. Jemi në mbështetje të tyre të plotë dhe do i përkrahim derisa ta fitojnë lirinë që e meritojnë. Gjithë jemi dëshmitarë se në protestën e fundit ishte policia ajo që protestoi dhe filloi dhunën e para. Sa nga ata policë janë dënuar, asnjë”, u shpreh aktivisti Krenar Osmani.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...