Bastisje në Gostivar, gjendet drogë

Shkup, 19 shtator – Dje rreth orës 16.30 në f. Gradec të Gostivarit, nëpunës policor të SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar ka privuar nga liria S.Sh (25) dhe V.I (30) nga Vrapçishti i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të makinës së tyre “Mercedes” me targa të Gostivarit është gjetur marihuanë.

 

Siç ka njoftuar MPB, diçka më vonë me urdhër gjyqësor është kryer edhe bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të S.Sh ku është gjetur dhe marrë marihuanë.

Dy personat janë mbajtur në Stacion policor në Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit ku do të pasojnë parashtresa adekuate.

Related posts

Rreth 15 mijë raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

D V

Kasami: BESA nuk përçan votën shqiptare, nuk kemi nxjerrë kandidatë në Kërçovë e Bërvenicë

D V

Lajmi Fundit/ Aksident i rëndë në Shkup (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More