Bastisje në Gostivar, u gjet drogë, privohet nga liria një shtetas turk

nga Xh M

Më 04.10.2025, në orën 03:10, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria Xh.Sh. (24) nga R.e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin “Golf” me targa të Shkupit, pasi në automjet u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas urdhrit gjyqësor, në orën 09:30 u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar, ku ai qëndronte, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe kokainë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj Xh.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More