Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Bastisje në Kondovë dhe në Shkup, policia arreston dy persona

Shkup, 27 nentor – Policia e rajonit të Gjorqe Petrovit, me vendim paraprak të gjykatës dje ka kryer bastisje në Shkup dhe Kondovë, ku janë arrestuar dy persona.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin E.B. nga Shkupi dhe 21-vjeçarin S.S. nga Kondova, të cilët akuzohen për grabitje. Më parë në lidhje me të njëjtin rast është marrë në pyetje edhe 24-vjeçari A.A. nga fshati Lubin.

Personat në fjalë akuzohen për grabitjen e kryer për me datë 19.11.2020 në Gjorqe Petrov, ku janë vjedhur para.

MPB njofton se kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi penale pas dokumentimit të plotë të rastit.

Postime të ngjashme

Vajzat denoncojnë babanë shqiptar në Itali: Na përdhunoi për disa vite

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një shtetas turk në Shkup

Dafina Vidishiqi

Për tre vite, 41 viktima në rrugët e Pollogut

Dafina Vidishiqi

Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Dafina Vidishiqi

Gjoba për kundërvajtje për 131 shoferë në Shkup

Zekirija Haxhiu

Çdo 1/4 vrasje gjatë vitit 2020 ishte vetvrasje

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...