Bastisje në Probishtip dhe Mavrovë e Rostushë, është gjetur drogë, arrestohen dy persona

nga Xh M

Shkup, 15 mars – Nëpunës policorë të NJPB Shtip sot në ora 06:50 në Probishtip, kanë privuar nga liria personin K.T (21) nga fshati Puzderci i Probishtipit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, fara kanabisi dhe një send me mbetje të lëndës pluhur, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja, po ashtu informojnë se dje në ora 18:00, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S (33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambienteve ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara kanabisi.

Pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More