Policia gjeti drogë dhe armë në një shtëpi në Bërvenicë të Tetovës, ndërsa janë arrestuar dy persona.
Sipas informacioneve të MPB, dje gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të D.J.(47) janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marihuanë, armë gjuetie, armë ajrore dhe më tepër se 40 plumba të kalibrit të ndryshëm. Derisa tek T.J. janë gjetur dhe konfiskuar katër plumba.\
Ata janë arrestuar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihen padi adekuate.