Shkup, 24 qershor – MPB-ja informon se nënpunës policor të Seksionit për tregti të palejuar me drogë dhe armë nga SPB Tetovë dje e kanë privuar nga liria tetovarin L.R. (23), për shkak të posedimit të marihuanës.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë. L.R. është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, kumtojnë nga MPB-ja