Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Bastoni dhe Nainggolan të gatshëm për Monchengladbachun, belgu peng i dokumentacionit

Alessandro Bastoni dhe Radja Nainggolan ka rezultuar negativë në testimet e fundit për coronavirus.

Mbrojtësi i Interit është i gatshëm që të luajë kundër Borussia Monchengladbachut në mesjavë, kurse mesfushori belg është duke bërë maksimumin për të qenë në dispozicion të trajnerit.

Dy lojtarët e Nerazzurrëve, të cilët kishin rezultuar pozitiv në COVID-19, tash janë shëruar nga infeksioni dhe mund t’i kthehen futbollit.

Në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, skuadra italiane luan kundër Monchengladbachut ditën e mërkurë.

Edhe Nainggolan tashmë është negativ, mirëpo sipas Calciomercato.com, Interi duhet ta dërgojë dokumentacionin e nevojshëm (shërimin e suksesshëm dhe testin negativ) te UEFA për regjistrimin e lojtarit në listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjet e ardhshme.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...