Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bastoret kërkojnë krijim të përbashkët të ndryshimeve të Ligjit për lojëra e fatit

Shkup, 8 shkurt – Nëse vendosim çelës në derë, shteti do të humbë më shumë se 250 milionë euro, paralajmëruan sot pronarët e bastoreve sportive. Të provokuar nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për lojërat e fatit që tashmë janë duke u përgatitur në Ministrinë e Financave dhe që së shpejti do të publikohen në ENER, bastoret kërkuan takim urgjent në Qeveri, me qëllim të krijimit të, siç thanë  zgjidhjes së re, ndryshe dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane, në drejtim të zhvillimit të kompanive, mbrojtjes së qytetarëve dhe rregullimit të plotë të tregut, përcjell Zhurnal.mk

Rritja e tatimeve dhe zhvendosja e objekteve afariste 500 metra larg shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë janë vetëm disa nga ndryshimet që kanë shkaktuar zemërim tek pronarët e bastoreve. Sipas tyre, kjo do të thotë mbyllje e plotë e industrisë, por edhe humbje e mijëra vendeve të punës, si dhe humbje të mëdha për Buxhetin e shtetit. 

Ndryshimet në ligj, ata reagojnë, janë joevropiane dhe me to rrezikohet drejtpërdrejt ekzistenca e pothuajse 8.000 familjeve. Gjithsej 8.000 persona brenda natës, do t’i humbin punët e tyre dhe pasoja negative do të shkaktohet në më shumë se 50.000 vende pune në industri të tjera, të cilat janë indirekt të varura nga kjo industri. 

Në mënyrë plotësuese, konsiderojnë bastoret sportive, se miratimi i këtij ligji do të thotë rrezik për hapjen e një tregu krejtësisht të paligjshëm të lojërave të fatit dhe bastoreve “të egra”. 

Vasko Ilievski, përfaqësues i Grupacionit për bastore sportive pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se popullsia e dendur në qytetet më të mëdha dhe afërsia e shkollave me njëra-tjetrën nuk lënë vend për asnjë objekt të lojërave të fatit në zonat urbane. Kjo është veçanërisht e theksuar në qytetet më të vogla, të cilat përbëhen nga një rrugë kryesore dhe disa rrugë anësore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...