Bastoret kërkojnë mbështetje financiare, kemi humbur 50 për qind të fitimit

Shkup, 28 gusht – Shoqata e bastoreve sportive në Maqedoni njoftoi me masat e reja në fuqi ku kërkohet certifikatë për vaksinim ose vërtetim se ke qënë i infektuar kanë bërë që të kenë ulje prej 50% të fitimit.

 

Ata shtojnë se se po ashtu janë vënë në pyetje edhe vendet e punës të më shumë se 3.500 personave të cilët janë të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Asociacioni kërkon masa ekonomike për ndihmë financiare, por jo vetëm për bastoret sportive, por për të gjitha subjektet që e kanë të njëjtin problem me qëllim që të mbahet biznesi dhe mbajtja e vendeve të punës.

“Duke pasur parasysh rezultatet jo të mira financiare kërkojmë nga qeveria dhe KSI të ndryshojnë masat për bastoret sportive”, thonë nga kjo shoqatë.

Sipas tyre, bastoret sportive vazhdimisht dhe në përpikmëri i respektojnë masat dhe protokollet për punë që nga fillimi i pandemisë dhe se kanë qenë plotësisht të mbyllur për 2 muaj.

“Pas hapjes, bastoret vazhduan të punojnë me protokolle, edhe pse në objektet tona nuk ka qëndrim të gjatë”, thonë nga shoqata.

Related posts

Shekerinska mysafire në Komandën Aleate të Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli

Z H

Kompanitë private në 12 muajt e ardhshëm planifikojnë të investojnë mbi 160 milionë euro

N E

MF: “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com