19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni

Bauta Shaqiri porosi Grubit: Mos i nënçmoni shqiptarët!

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Beni Shaqiri, Lisa Bauta Shaqiri, përmes një statusi në FB ka kritikuar Artan Grubin dhe Bilall Kasamin lidhur me deklartimet e tyre të fundit sa i përket punësimit dhe njohjes së gjuhës maqedonase.

Lisa shprehet se shqiptarët janë të aftë aq sa edhe maqedonasit dhe i lutë Kasamin dhe Grubin që të mos i quajnë ato të paaftë dhe inferiorë në tregun e punës.

Ja çfarë shkruan ajo në FB:

Artan Grubi paska premtuar subvencione për kompanitë private të cilat do të punësojnë shqiptarë (dhe pakica tjera), derisa Bilall Kasami ka kërkuar dygjuhësi në kompanitë private sepse një pjesë e shqiptarëve nuk ditkan maqedonisht!

Djemë, të kuptohemi!

Së pari ne nuk jemi as idiotë, as të paarsimuar, as aq të paditur, e falë Zotit të shëndetëshëm, dhe konkurojmë në tregun e punës barabartë edhe me maqedonas edhe me gjermanë e të tjerhë, edhek ëtu edhe jashtë vendit!.

Ne nuk jemi aspak më profesionistë nga njëri tjetri, ee gatishmëria profesionale është individuale dhe çdosecili punon sipas meritave në kompani private.

E dyta, rrallë cili shqiptar i diplomuar nuk di maqedonisht. Ata që kanë studiuar jasht Maqedonisë ndoshta nuk dinë, por ata nuk kthehen këtu t’iu lusin juve, por punësohen në TOP firma në Europë dhe amerikë..

Dygjuhësia nuk mund të imponohet tek pronarët privatë, e as gjuha maqedone nuk mund të imponohet tek firma shqiptare private që punojnë këtu.

Në sektorin privat tanimë ekziston dygjuhësia dhe kjo sjellë ekstra përfitime. Filloj me berberin që e kam komshi dhe flet përpos gjuhës së tij maqedonase edhe shqip.

Dhe në fund, ndaloni të na nënçmoni dhe të na prezantoni si kuadër më pak kualitativ nga të tjerët! Kjo populistikë e juaj e lirë dhe lojë aq shumë patriotike kontribon të ngjasojmë aq më tepër inferiorë nga ajo sa ju dukemi maqedonasve”, ka shkruar Lisa Bauta Shaqiri.//Zhurnal.mk

Related posts

UT ngushëllon familjen Saiti: Zonjës Dritë stolitë e arrit iu bëfshin dritë

T E

Përfundoi projekti Evoluim i standardeve për gjykim të drejtë

Z H

Mbështetje financiare për 48 kompani që vendosën të investojnë në kohë të krizës

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...