Bayern mposht Celtic, fitojnë edhe Benfica e Feyenoord

nga Xh M

Celtic është mposhtur nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Champions League. Gjithashtu edhe Benfica e Feyenoord kanë siguruar fitore ndaj Monaco, përkatësisht ndaj Milan.

Në “Celtic Park”, ku ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-2, skuadra skoceze ka pasur një nisje të mirë kur Nicolas Kuhn shënuar vetëm njëzet e pesë sekonda pas fillimit të ndeshjes. Megjithatë, gëzimi i vendasve është shuar shpejt pasi Adam Idah është ndëshkuar për pengimin e Manuel Neuer, duke bërë që goli të anulohej. Pas këtij momenti, Bayern e ka marrë kontrollin e lojës, me Kasper Schmeichel që është detyruar të ndërhyjë dy herë për të ndalur Michael Olise dhe Harry Kane.

Celtic ka mbetur kompakt në mbrojtje, duke vështirësuar përpjekjet e Bayern për të krijuar raste të pastra. Kane ka humbur një mundësi të mirë me kokë pas një krosimi nga Olise, por mesfushori francez ka arritur ta zhbllokojë rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë, pasi ka dribluar nga krahu i djathtë dhe ka bërë një goditje të fortë me të majtën.

Vetëm katër minuta pas rifillimit të lojës, Kane e ka dyfishuar avantazhin e “bavarezëve”. Celtic e ka pasur një mundësi për të rikthyer baraspeshën kur arbitri Jesus Gil Manzano është ftuar nga VAR për ta shqyrtuar një ndërhyrje të Dayot Upamecano ndaj Arne Engels në zonë. Megjithatë, pas rishikimit, gjyqtari ka vendosur se ndërhyrja ishte e rregullt dhe nuk ka dhënë penallti.

Daizen Maeda ka shënuar golin e vetëm për vendasit në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, duke ngushtuar rezultatin dhe lënë hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë, në Monaco, Benfica ka arritur të sigurojë një fitore minimale 1-0, falë një goli të Vangelis Pavlidis në minutën e dyzet e tetë.

Në Rotterdam, Feyenoord e ka mposhtur Milan me rezultat 1-0, me golin vendimtar të shënuar nga Paixao në minutën e tretë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More