Agjencia Zhurnal.mk

Bayerni dhe Barça në ndjekje të mbrojtësit Luiz Felipe

Luiz Felipe është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në Serie A.

Mbrojtësi brazilian që ka tri vite që luan tek Lazio, por këtë edicion ka zënë vendin e titullarit dhe ka shkëlqyer.

23-vjeçari ka qenë lider i padiskutueshëm në mbrojtjen e bardhekaltërve, derisa falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Barcelona dhe Bayern Munich janë dy ekipet që e kanë ndjekur nga afër brazilianin në disa ndeshje.

Mediat italiane kanë raportuar se dy gjigantët evropianë janë gati të dalin me oferta në verë në drejtim të Lazios.

Kontrata e brazilianit me klubin kryeqytetas skadon në verën e vitit 2022, por që ai ende nuk ka pranuar rinovimin e sja.

Lazio mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...