Agjencia Zhurnal.mk

Bayerni Munich uron Shkëndijën për titullin kampion

Shkëndija e Tetovës po e vazhdon dominimin në futbollin maqedonas dhe është bërë model për skuadrat shqiptare, por edhe ato në përgjithësi në Ballkan. Kuqezinjtë kanë marrë urim special së fundmi nga gjiganti evropian, Bayern Munich

Titulli i kampionit nga KF Shkëndija bëri që në adresë të skuadrës tetovare të arrinin urime të shumta nga të gjitha anët, përfshirë këtu edhe ekipe me renome, mirëpo mbi të gjitha spikat ajo e kampionit të Gjermanisë, Bayern Mynih.

Telegrami që mban firmën e presidentit të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge i drejtohet presidentit të Shkëndijës, Visar Bexheti, duke i uruar fitimin e titullit kampion në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2018/19.

S’do mend se ky urim paraqet një respekt të madh për kampionin e Maqedonisë, por edhe për dëshmi shtesë për madhështinë që bart në vete gjigandi bavarez që shfaq kujdes për të gjithë klubet gjithandej në Evropë dhe më gjerë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...