Bayern Munich vazhdimisht ka dobësuar rivalin e tyre më të madh Borussia Dortmundin, duke ia marrë lojtarët më të mirë.
Duket se kjo gjë do të vazhdoj edhe në afatin kalimtar të verës së vitit 2025, ku bavarezët po tentojnë një transferim befasues nga Borussia Dortmund.
Një nga futbollistët më të mirë të Dortmund, Julian Brandt është bërë objektivi kryesor i Bayernit për repartin e mesfushës.
28-vjeçari po e kalon vitin e tij të gjashtë në ‘Signal Iduna Park’ dhe me kontratën që i skadon në verën e vitit 2026, Bayerni po tenton afrimin e tij.
Brandt nuk ka vendosur ende për vazhdimin e kontratës dhe nëse një gjë të tillë nuk do ta bëjë deri në verë, atëherë Dortmund do të detyrohet ta shes për mos ta humbur me parametra zero.