Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BB-ja: Mëkëmbja e ekonomisë kineze është më e shpejtë se parashikimi, por mbeten rreziqe

Veprimtaria ekonomike në Kinë është normalizuar më shpejt se parashikohej pas goditjes nga pandemia, por kjo rimëkëmbje nuk është e ekuilibruar, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Nga rimëkëmbja në riekuilibrim” të publikuar të mërkurën.

Banka Botërore vlerëson se rritja reale e PBB-së të Kinës do të ngadalësohet në 2 për qind sivjet para përshpejtimit deri në 7.9 për qind vitin e ardhshëm, teksa shpenzimet e konsumit dhe investimet e biznesit vazhdojnë të shpejtohen, së bashku me shtimin e fitimeve të kompanive e të të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të tregut të punës.

Megjithatë, Banka Botërore vlerëson se pandemia ka acaruar çekuilibrat në ekonominë kineze, si borxhi relativisht i lartë publik e privat dhe përkeqësimi i fërkimeve me partnerët kryesorë tregtarë. Ndikimet e pandemisë do të vazhdojnë të dëmtojnë veprimtarinë ekonomike, pavarësisht nga përpjekjet për kontrollin e përhapjes së virusit, shton raporti.

“Në mjedisin global vazhdon pasiguria e lartë dhe kjo kërkon një kornizë politikash përshtatëse. Një tërheqje e parakohshme e politikave dhe shtrëngimi i tepruar mund ta nxjerrin rimëkëmbjen nga binarët,” tha Martin Raiser, drejtori i Bankës Botërore për Kinën.

“Heqja e përkrahjes financiare duhet të zbatohet gradualisht, por fokusi duhet të zhvendoset nga infrastruktura tradicionale te shtimi i shpenzimeve shoqërore dhe i investimeve të gjelbra,” theksoi Raiser.

Banka Botërore vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e madhe të reformave të Kinës drejt novacionit dhe rritjes në bazë të konsumit.

“Për riekuilibrimin e ekonomisë nga investimet në rritjen e mbështetur më shumë te novacioni dhe shërbimet, Kina do të ketë nevojë të shfrytëzojë potencialin e rritjes të zonave metropolitane dhe të grupeve të qyteteve më të zhvilluara dhe novative të saj ,” tha Sebastian Eckardt, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Kinën.

“Një ndryshim i tillë duhet të shoqërohet me politika financiare, për të siguruar ofrimin e më shumë shërbimeve të barabarta publike dhe shtimin e investimeve në kapitalin njerëzor për banorët që jetojnë jashtë zonave urbane dhe provincave bregdetare,” shtoi ai

Postime të ngjashme

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

S.B.

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

S.B.

Sarkozy do të apelojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

S.B.

Dhjetë rebelë të vrarë në Kolumbi

S.B.

Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...