Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

BB: Rënie e ekonomisë prej 4.1%, Bekteshi: Është optimiste, parashikimet qeveritare janë më negative

Shkup, 7 tetor – Rënie prej 4.1% të ekonomisë, parashikon Banka Botërore për Maqedoninë në Raportin më të ri për Evropë dhe Azi Qendrore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ky është skenar më optimist në raport me prognozat e Qeverisë.

“Prej asaj që e pashë, ata kanë skenar më optimist. Kanë paraparë rënie prej 4.1%, kurse ne me ndryshimet e fundit dhe miratimin e Rebalancin, kemi paraparë rënie prej 4.4%”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Në Raport, Banka Botërore noton probleme edhe me kërkesën dhe zinxhirët e furnizimit. Problem serioz paraqesin edhe investimet private, sepse, siç thuhet në Raportin, investitorët në kushte pandemie po luftojnë me humbjet e tyre dhe me mungesën e likuiditetit. Njeriu i parë i Ekonomisë, theksoi se edhe Qeveria gjatë periudhës së kaluar ka punuar mbi këto probleme.


“Sa u takon investimeve dhe uljes së bruto investimeve në vend, tashmë jemi kah fundi dhe Komisioni na informoi se i ka shqyrtuar të gjitha aplikimet për kompanitë tona që do të marrin 25% kthim nga investimet e tyre”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Bekteshi është optimist se shteti do të shënojë rënie prej 4% dhe shpreson se do të bëhen realitet parashikimet e Bankës Botërore, kur për vitin e ardhshëm është paraparë të ketë rritje të BPV-së. Sipas ministrit, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e vendeve pune dhe injektimi i mjeteve shtesë financiare për nxitje të likuiditetit të kompanive. Ndryshe, Banka Botërore për vitin që vjen parashikon se ekonomia e vendit do të kthehet në rrugën e rritjes prej 3.6%, kurse prognoza për vitin 2022 është – rritje prej 3.5%.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

OBRM-PDUKM thotë se do të shtrenjtohet derivatet e naftës për 4 denarë

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...