Agjencia Zhurnal.mk

BBC shkruan për zgjedhjet e “tensionuara” në Shqipëri

Shqipëria po shkon sot në zgjedhje, si asnjëherë tjetër që prej vitit 1990, gjysmë shekulli nga rënia e komunizmit.

Kështu e nis artikullin gjiganti mediatik BBC,  të cilët kanë kthyer vëmendjen në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen sot në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë fushatë të vështirë për votimet lokale të së dielës – edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë asnjë rival përballë.

Opozita kryesore është duke bojkotuar këto votime edhe pse duke nxitur përkrahësit që të mbeten të qetë

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një dekret për të shtyrë votimet, por Rama e ka hedhur poshtë atë dhe ka filluar lëvizjet për të shkarkuar presidentin, të cilin më herët e kishte pasur aleat.

Për muaj të tërë, opozita ka realizuar protesta të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Ata akuzojnë Ramën për mashtrimin dhe korrupsionin e mëparshëm elektoral – gjë të cilin e mohon ai, thuhet tutje në artikull.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...