Maqedoni

BDI dënon sulmin terrorist në Vjenë dhe ndanë dhimbjen me shtetin mik Austrinë

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese me shkrim ka dënuar aktin terrorist në Vjenë në të cilin humbën jetën persona të pafajshëm.

“Në këto momente të vështira për popullin austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin mik të Austrisë. Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në kumetsë.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta amiljeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe me këtë rast përsërit qëndrimin se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe që i njëjti duhet ç’rrënjosur.

Postime të ngjashme

Kërkohet formimi i një reparti të veçantë në Prokurori për sulmet ndaj gazetarëve

Z H

Drejtpërdrejt: Kolonë kilometërshe në kufirin Bllacë-Han i Elezit (video)

Z H

Mickoski takon ambasadoren britanike, Gallouej

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...