BDI dhe Fronti Europian e përshëndet përkushtimin e SHBA-ve për të ardhmen europiane të RMV

nga Xh M

Shkup, 12 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përshëndesin përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e frymës së Marrëveshjes së Prespës dhe vazhdimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

Sot, për të disatën herë me radhë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që diskursi politik i Maqedonisë së Veriut edhe pas 8 majit, të bazohet në fakte, në përkushtimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në implementimin e reformave që çojnë në anëtarësimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.

BDI dhe Fronti Europian siguron SHBA-të, si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, se edhe pas zgjedhjeve të 24 prillit dhe 8 majit, rruga e vendit mbetet Bashkimi Europian dhe nuk do të lejohet asnjë lëvizje që minon rrugën e trasuar tashmë pas anëtarësimit të vendit në NATO.

BDI dhe Fronti Europian si fitues absolut i zgjedhjeve, ndryshe nga opozita shqiptare dhe maqedonase, të ardhmen e vendit e sheh drejt Perëndimit dhe jo drejt Rusisë. Kjo do të dëshmohet me votat e 24 prillit dhe 8 majit, kur derivatet pro-ruse do të kujtohen vetëm si humbësit historik në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More