Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

BDI e mbështetë, opozitës shqiptare i ngelin amandamentet për pengim të shtyrjes së regjistrimit

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Burime branda opozitës shqiptare, Alenaca dhe Alternativa (ASH-AAA), e cila tashmë dhe zyrtarisht është shprehur kundër shtyrjes së regjistrimit, i kanë thënë Zhurnalit se topi është në këmbët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të dëshmuar përkushtimin për mbajtjen e këtij procesi statistikor dhe jo shtyrjen e tij, në mënyrë që pohimet e kryeparlamentarit Xhaferi të mos ngelin vetëm deklarative.

Kjo e ka vendosur partinë shqiptare në pushtet para aktit të kryer, nga shkaku se 12 deputetët e opozitës, janë të pamjaftueshëm të pengojnë votimin me Badenter për të cilën në një konferencë për mediat foli kreu i Aleancës, Zijadin Sela.

Me shifrat aktuale në Kuvend, opozita nuk mund të pengojë votimin e dyfishtë, nga shkaku se BDI ka 15 deputetë dhe katër të tjerë Besa, që në total janë 19 të shumicës kundrejt 12 sa ka opozita.

Ndërkohë, në redaksi ka arritur edhe njoftimi I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që së fundmi përmes një kumtese ka thënë se propozimi për shtyrje të regjistrimit është një vendim i duhur.
Me këtë, BDI ka hedhur çdo mundësi për të mbështetur opozitën në pengimin e shtyrjes së regjistrimit, madje qëndrimin e saj e quan kontradiktorë.

“Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën e konsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve. Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të përfitimeve të vogla të politikës ditore. Përmes disa amendamenteve të propozuara nga grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan që procesi i regjistrimit të popullsisë të prolongohet për një afat të caktuar edhe atë në amendament shkruhet nga muaji mars në maj, duke e ndërlidhur të njëjtën me krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në reagim.

Të njëjtat burime brenda opozitës shqiptare që kanë folur në kushte anonimiteti, nuk kanë përjashtuar as parashtrimin e amandamenteve për ndryshimet e ligjit për regjistrim lidhur me shtyrjen e tij, nëse nuk mbështeten nga deputetët e shumicës, një debat i cili mund të zgjasë për dy ditë.

Amandamentet do të duhet të përkthehen, dhe kështu të kapërcehen afatet ligjore, sepse me ligjin aktual, fillimi i regjistrimit më 1 prill, bëhet një detyrim ligjor i shtetit, thonë ata.

Burimet i ka thënë Zhurnalit se janë thellë të bidur se prapaskena e shtyrjes së regjistrimit është anulimi i plotë i tij, pas jehonës së madhe të shqiptarëve në diasporë.

Kujtojmë se të hënën liderët e VMRO-së dhe LSDM-së, Mickoski dhe Zaev, arritën një marrëveshjeje për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, për çka nevojiten ndryshime në ligjin për regjistrim në mënyrë që të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator të këtij viti.

Arsyeja e shtyrjes është mundësia të krijohet imunizim i popullsisë dhe regjistruesve. Sidoqoftë, diaspora do të vazhdojë të regjistrohet deri më 30 shtator.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...