Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

BDI ende nuk e di se kë do ta ketë kryeministër?!

Për Naser Zyberin, kandidatin e BDI-së për kryeministër, që tani u zgjodh Avokat i Popullit, nuk është e rëndësishme nëse ai ose dikush tjetër do të ulet në kolltukun e kryeministrit në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Sipas tij madhështore është ideja dhe jo individi!

“Nuk është me rëndësi a do të jem unë, apo do të jetë dikush tjetër, me rëndësi është që kryeministri të jetë shqiptar”, tha Zyberi.

Se kush do të jetë kryeministër në 3 muajt e fundit të Qeverisë, sipas Zyberit, këtë vendim do ta marrë  BDI-ja dhe Ahmeti si kryetar i saj.

“Në momentin e caktuar, ky subjekt, z. Ahmeti do ta marrë vendimin adekuat”, shtoi Zyberi.

Po pikërisht kjo është një çështje ende e pazgjidhur, sepse BDI nuk ka treguar deri më tani se kë do ta bëjë Kryeministër. Për këtë madje ka pasur edhe lojëra fjalësh mes integristëve Izet Mexhiti e Artan Grubi.

“Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV?”, tha Mexhiti.

“E lexova deklaratën mendoj se ishte lapsus i vogël , për shkak se thotë pyetni zotëri Grubin, ka menduar të thotë pyetni zotëri Ahmetin, për shkak se bisedimet dhe marrëveshjet i bën kryetari i partisë Ahmeti dhe konfirmohen unanimisht në kryesinë qendrore të partisë, me mbështetje të të gjithë anëtarëve të BDI-së”, shtoi Grubi.

Pas kësaj Mexhiti i pyetur nga TV21, mohoi që të ketë bërë lapsus, dhe ripërsëriti se përgjigjen duhet ta japë Grubi, që sipas Mexhitit, e promovoi marrëveshjen kinse historike, ndërsa po ashtu i bëri thirrje të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, e jo të fshihet pas kryetarit Ahmeti.(TV21)

Postime të ngjashme

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...