BDI fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Vrapçishtit

Shkup, 4 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Vrapçishtit, ku u prezentua kandidati për kryetar komune Nebi Rexhepi si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.

 

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para qytetarëve të pranishëm theksoi se për të drejtuar vendin duhen kuadro të fuqishme e të specializuara në fusha të ndryshme, ndërsa siç tha, ato BDI i ka.

“Jemi këtu të gjithë së bashku që të rikonfirmojmë mbështetjen e fortë që do të ketë kandidati Nebi Rexhepi për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme. Ky është investimi që ka bërë BDI sepse pas Nebiut qëndrojnë kuadro të fuqishme në shumë fusha si në financa, ekonomi, ambient, me paraqitje ndërkombëtare sepse ka edhe të tillë që mendojnë se gjithkush mund të drejtojë e qeverisë por nuk është e lehtë të drejtosh komuna dhe shtet, pa specialist e njerëz të përgaditur. Këtu, krahas fushës së Pollogut si thesar që kemi, ne votuam ligjin për themelim të Sharrit si Park kombëtar, këtu është ardhmëria, këtu janë puset e naftës kurse mali Sharr nuk ka asnjë zëvendësim sepse e kemi dhuratë nga Zoti, duhet ta ndërtojmë dhe ta bëjmë të vizituar nga mbarë bota. Agjenda e blertë është po aq kombëtare sa çështjet kombëtare që kemi zgjidhur deri më tani, po aq rëndësi ka Agjenda e blertë si flamuri kombëtar”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit Nebi Rexhepi para të pranishmëve tha se programi i tij nuk është vetëm premtim por përgjegjësi e plotë që i është dhënë.

“Në këtë periudhë parazgjedhore bëni mirë të analizoni të gjitha programet e partive politike që garojnë tek ne dhe më pas të vendosni se kush e meriton të udhëheqë komunën tonë në mandatin e ardhshëm. Sonte para jush me përgjegjësinë që më është dhënë po shpalos konceptin dhe programin për katër vite. Kemi detyrim që të krijojmë e përmirësojmë kushtet bazike jetësore për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Rexhepi.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidatë për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.

Related posts

Carovska: LSDM ndërton të tanishmen dhe të ardhmen

D V

Mbështetje madhështore për Arben Taravarin në Banjicë të Epërme dhe Banjicë të Poshtme

D V

Arifi: Rinovojmë një ndërtesë të rrënuar për qendrën kulturore rinore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More