Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

BDI: Investimet prej 3.1 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme, do të mundësojnë jetë më të mirë për gjithë qytetarët

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Propozim-buxhetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ky Buxhet në vete ngërthen disa shtylla të cilat janë esenciale për ballafaqimin e vendit me ndikimin e pandemisë globale, por edhe rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

“E themi këtë duke pasur parasysh se aspektet kryesore të këtij Buxheti janë të bazuara në mbrojtjen e shëndetit, si dhe rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e saj. Theksojmë se kjo është hera e parë në historinë e vendit që një buxhet të ketë në vete një planifikim jo 12 mujor, por një projeksion 5 vjeçar. Me këtë strategji buxhetore parashikohet që në 5 vitet e ardhshme të fillojë një cikël i investimeve prej 3.1 miliardë euro edhe atë për projekte në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë dhe në infrastrukturën komunale, si dhe investime kapitale, të cilat domosdoshmërish do të përmirësojnë kushtet në shëndetësi, arsim,bujqësi, mbrojtje të mjedisit, etj”, thonë nga BDI.

Ndër tjerash BDI përmend projektet inrasttukturore të cilat do të realizohen e ato janë ndërtimi i rrugësmagjistrale Shkup-Bllacë, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar, përmirësimi i infrastrukturës rrugore të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Projektit për Rrugët Lokale, financimi i Korridorit VIII përmes seksionit Kumanovë-Rankovc, Rankovc-Kriva Pallankë, Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, financimi i seksionit Kërçovë-Ohër, zgjerimi i autostradës Tetovë – Gostivar, si dhe projekti për transportin e shpejtë me autobus në territorin e Qytetit të Shkupit. Në fushën e infrastrukturës hekurudhore, është planifikuar të fillojë projekti për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, si dhe financimi i tre fazave të ndërtimit dhe rehabilitimit të pjesës lindore të hekurudhës – Korridori VIII, pjesa drejt Bullgarisë.

“Në fushën e gazifikimit, parashihet ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit, seksioni Shkup-Tetovë, Gostivar – Kërçovë, ndërtimi i një tubacioni gazi ndërlidhës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dhe ndërtimi i një tubacioni gazi ndërlidhës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë. Në fushën e krijimit të infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe krijimin e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, që plotëson kërkesat e BE-së si projekte kapitale të rëndësishme që do të financohen përmes IPA 2 Programit në periudhën 2020-2025 janë: Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Qytetin e Shkupit, Projekti për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Tetovës, rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Komunën e Kërçovës,përgatitja e dokumentacionit të projektit për përmirësimin e infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetit të furnizimit me ujë në komunën e Haraçinës”, thuhet në kumtesë.

Sipas BDI-së të gjitha këto projekte do të kontribuojnë në rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike pas tejkalimit të krizës me Covid-19, e cila parashikon rritje prej 4.1% në vitin 2021, në vitin 2022 pritet rritje prej 4.6%, në vitin 2023 prej 5.2%, në vitin 2024 prej 5.6% dhe në vitin 2025 prej 5.9%. Projeksioni për vitet 2025-2030 është rritje ekonomike mesatare prej 5.75%.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...