Agjencia Zhurnal.mk

BDI-ja kundër LSDM-së, kërkon konsensus për masat ekonomike

Shkup, 22 mars, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka komentuar masat ekonomike që janë propozuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke theksuar se për masat duhet biseduar në institucione dhe se kriza duhet të zgjidhet në qeveri dhe jo në selitë partiake.

“BDI vlerëson që të gjitha masat për menaxhim të krizës, përfshirë edhe solidarizimin dhe bartjen kolektive të përgjegjësisë duhet t’ bëjmë me konsensus midis të gjitha palëve dhe në të mirën e qytetarëve. Vendi ynë është më gjendje të jashtëzakontë, por ka institucione dhe të gjitha çështjet për menaxhim të gjendjes duhet të ndërmirren nga institucionet përgjegjëse. Të gjitha partitë relevante, LSDM, VMRO dhe BDI janë pjesë e qeverisë dhe bashkarisht ndajnë përgjegjësi për masat që ndërmirren pas diskutimeve dhe vlerësimeve më të mira të përfaqësuesve tanë partiak në qeveri në konsultime me ekspertët. Vlerësojmë që kriza duhet të zgjidhet në institucione e jo në selitë partiake”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI-ja siç thuhet në komunikatë konsideron “së pari nevojitet disciplinë shembullore dhe ndihmë nga qytetarët duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve, ndërsa propozim masat tona solidarizuese do ti propozojmë nëpërmjet të ekipit tonë ekonomik dhe qeverisës në institucionet përkatëse. BDI do të vijon të kujdeset për shtetin, shëndetin publik, administratën, sektorin privat dhe të gjithë qytetarët.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...