Agjencia Zhurnal.mk

BDI kërkon nga Gjykata Kushtetuese që qytetarët e izoluar të mund të regjistrohen për votim deri më 15 korrik

Tetovë, 10 korrik – Zhurnal.mk – Bujar Osmani nga BDI, ka kërkuar në emër të partisë që Gjykata Kushtetuese menjëherë të inicojë seancë të jashtëzakonshme dhe të sjellë masë të përkohshme që të suspendojë rregulloren me të cilën kufizohet regjistrimi i njerëzve të cilët gjenden në izolim deri në 8 korrik të munden të votojnë.

Sipas tij, duhet të suspendohet kjo rregullore sepse ka njerëz të cilët do marin vendim për izolim ditëve në vijim dhe të njejtit nuk do të mund të votojnë më 15 korrik, informon Zhurnal.

“Mënyra e dytë me vendim të KSHZ-së apo të Komisionit për sëmundje ngjitëse t’u mundësohet ata që janë në izolim ndërkohë bëjnë test dhe dalin negativ mund të votojnë të mërkurën dhe me këtë t’u garantohet e drejta e votës dhe askush të mos kontestojë legjitimitetin e procesit zgjedhor. Mbrojtja e qytetarëve është e rëndësishme por duhet të garantohet e drejta e votës dhe nuk guxon të mohoet. Vetëm sot kemi 205 raste të reja pozitive, shumëzoni këtë me personat që kanë patur kontakte dhe duhet të qëndrojnë në izolim. Kjo është një numër i mundshëm prej 2000 qytetarëve që vetëm sot u është mohuar e drejta e votës. Dhe nëse këtë e shumëzojmë deri në ditën e zgjedhjeve, kjo do të thotë se rreth 10 mijë qytetarë nuk do të mund të votojnë”, tha Osmani nga Tetova.

Sipas tij, të gjitha partitë politike duhet të fokusohen të gjendet zgjidhje sepse kjo çështje nuk e tangon vetëm BDI-në por të gjitha partitë dhe bashkësitë etnike.////Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!