Agjencia Zhurnal.mk

BDI kërkon shtyerjen e zgjedhjeve deri në hyrje në NATO

Shkup, 11 nëntor – Nevzat Bejta, nënkryetari i BDI-së, beson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk duhet të mbahen në datën e pranuar të 12 prillit me çdo kusht, por që ato duhet të ndodhin vetëm pasi parlamenti të ratifikojë protokollin e anëtarësimit në NATO.

“Për shtetin dhe qytetarët është më e rëndësishmja që të valëvitet flamuri njejtë si flamuri i 30 anëtarëve të NATO-s”, tha Bejta në një prononcim të tij për Focus.

Kjo, sipas tij, kjo nënkupton se nuk duhet të jetë aspak problem nëse zgjedhjet shtyhen për disa muaj.

“Ka mbetur ratifikimi i protokollit në Spanjë, vend që duhet të ratifikojë protokollin përpara se atë ta bëj parlamenti tek ne”, thekson kështu Bejta.

Përndryshe, rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Spanjë krijojnë një pasiguri të re për formimin e një qeverie të re, megjithatë, nënkryetari i BDI-së thekson se parlamenti Spanjoll mund të përfundojë procedurën ende pa formuar qeverinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...