BDI: Kush ka frikë nga vetingu i monitoruar ndërkombëtarisht?

nga D V

Shkup, 8 gusht – Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për veting të monitoruar ndërkombëtarisht.

Frika nga vetingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake.

Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit.

Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një veting i monitorua rndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri.

Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre.

Çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More