BDI mblodhi kryesinë e ngushtë

nga Xh M

Tetovë, 7 dhjetor – Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim u mblodh për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor , që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar.

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

Njëkohësisht, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha arritjeve që garantojnë barazinë dhe paqen në Maqedoninë e Veriut. Në këto momente vendimtare, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More