Agjencia Zhurnal.mk

BDI: Nuk e kuptojmë urgjencën pse duhet të mblidhet Parlamenti

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Partneri qeveritar i LSDM-së, Bashkimi Demokratik për Integrim, deri tani nuk sheh ndonjë arsye të fortë për mbledhjen përsëri të Kuvendit, informon Zhurnal.

Kështu përgjigjen nga BDI për Plusinfo, duke shtuar se nuk janë fare të informuar për përmbajtjen e iniciativës.

Ndërkohë LSDM po punon në iniciativën për mbledhjen e Kuvendit, për t’u vërtetuar dy vendimet e kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski prë shpalljen dy herë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Partia e Zoran Zaev kërkon mbështetje nga deputetët që kryeparlamentari Talat Xhaferi të thirrë Kuvendin. Kuvendi mund të mblidhet me 20 nënshkrime të deputetëve. Talat Xhaferi sot deklaroi se do ta shqyrtojë iniciativën, por se kjo iniciativë ende nuk është dorëzuar në Kuvend.

“Deri tani askush nuk ka kërkuar nga deputetët e BDI-së ta mbështesin iniciativën për mbledhjen e Kuvendit. As nuk jemi të informaur për përmbajtjen e kësaj iniciative,e as nuk është kërkuar mbështetje apo ndonjë konsultim me neve. Pasi ta dorëzojnë iniciativën në Parlament, do ta shqyrtojmë. Do të ishte mirë çfarëdo iniciative për gjendjen aktuale më parë të ketë mbështetje konsesuale. Edhe pse nuk e kuptojmë qëllimin e thirrjes urgjente të Kuvendit të shpërbërë. Vendime me fuqi ligji i sjellë Qeveria. Nëse urgjenca është për vërtetimin e vendimeve të Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme, këtë do ta bëjë përbërja e re parlamentare”, thonë nga BDI për Plusinfo.

Për këtë iniciativë publikisht kundërshtuan nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se çfarëdo hapi që meret jashtë marrëveshjeve mes liderëve, paraqet shkeljen e principit për konsensus politik.

Nga ana tjetër edhe PDSH sot mbështeti iniciativën, por duke shtuar se nevojitet së pari një koalicion më të gjerë qeveritar./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...