BDI partizoi edhe festivalin me të vjetër të Strugës, dënimin do ta marrin prej struganëve

Strugë, 10 korrik – “Një akt i turpshëm ndodhi mbrëmë në Strugë. Në vend të festës për 30 vjetorin e krenarisë sonë kulturore, festivalit “Këngë Jeho”, kjo mbrëmje u shndërrua në mbledhje të shëmtuar partiake. Ata që e degraduan këtë festival, mbrëmë erdhën të marrin mirënjohjet për aktet e turpshme të vazhdueshme të tyre. Asnjë artist dhe asnjë nga ikonat e këtij festivali tradicional nuk dukej në radhët e para sepse të gjitha karriket ishin të rezervuara për partinë, e cila ka diskriminuar për 20 vite radhazi kulturën shqiptare. 

 

Mbrëmë paturpësisht, BDI-ja e kidnapoi vlerën e vetme kulturore të mbetur gjallë me shumë sakrifica nga shqiptarët e Strugës. 30 vite punë, 30 vite djersë, 30 vite lot, 30 vite vlerë,  u zhbënë e u hodhën në erë për 30 minuta nga ata që nuk kanë dhënë as 30 gramë mund për këtë festival. 

Pyesim publikisht organizatorët e këtij festivali:

1. Çfarë kontributi ka dhënë për këtë festival ndër vite, Ali Ahmeti?

2. Cili është kontributi aq i madh i Jeton Shaqirit?

3. A nuk ishte ky Ramiz Merko që në mandatin e kaluar e kishte zhytur në borxhe këtë festival? Këtë nuk mund mund ta mohoni sepse ishim ne ata që paguam të gjitha borxhet e Ramizit me shokë, duke ia rikthyer dinjitetin dhe lavdinë këtij festivali, i cili falë Ramiz Merkos dhe atyre që mbrëmë iu ndatë mirënjohje, mbahej në skena të improvizuara, të arnuara dhe pa pikë niveli. 

Drejtoria e festivalit “Këngë Jeho”, fillimisht duhet t’u kërkojë falje të gjithë struganëve, të gjithë atyre që me vite e mbajtën gjallë frymën e këtij festivali, pastaj të japin llogari për punën që e kanë bërë e në fund të japin dorëheqje. Ky turp dhe ky krim, nuk duhet dhe nuk do të lihet pa dhënë llogari. 

Fundi juaj politik po afrohet. Dënimin do ta merrni nga qytetarët e Strugës. Këtë mos e harroni!” . thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Related posts

Osmani: Forcuam rolin e gruas në MPJ, emëruam ambasadore

Redaksia

Carovska: Asnjë nxënës nuk është infektuar në shkollë

Z H

Bashkëpunojnë bankat popullore të Maqedonisë dhe Kroacisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com