Maqedoni

BDI përshëndet paketën e 4 prej 470 milion € në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë

Zhurnal Ads

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet masat ekonomike prej 470 milion euro për ekonominë vendore dhe qytetarët për të lehtësuar përballjen me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, gjegjësisht masat do të kontribuojnë në rikuperimin e ekonomisë vendore, ruajtjen e vendeve të punës, përkrahjen e konsumit privat si dhe në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin financiar.

Qeveria aprovoi 31 masa të pakos së katërt, duke aprovuar 470 milion euro për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të dalin nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Pakoja parashikon vazhdimin e subvencionit të pagës në vlerë prej 14,500 deri 21,776 denarë për punonjës për tre muaj dhe atë tetor, nëntor dhe dhjetor. Metodologjia e re për ndihmën shtetërore për pagën do të mbështesë 83,000 vende pune në muaj, përkatësisht 250 mijë të punësuar për tremujorin e fundit të këtij viti. Vlera e kësaj mase është 70 milion euro. Kjo masë është menduar për të gjitha ndërmarrjet, fermerët, zejtarët dhe personat që kryejnë shërbime të tjera.

Mbi 283,000 qytetarë do të marrin kartela pagesore, për blerje të produkteve vendore për të stimuluar konsumin dhe përkrahur ekonominë e brendshme në vlerë prej 27,6 milion euro. Në këtë mënyrë, 5,726 prindër të vetëm, 182,271 pensionistë me pensione deri në 15,000 denarë, 85,108 të papunë – punëkërkues pasivë dhe 520 artistë të pavarur, punonjës filmi, punonjës kulturorë do të marrin një kartel pagesore vendore në vlerë prej 6000 denarë.

Siguruam mjete për kreditë e reja të favorshme prej 100 milion EURO që do plasohen përmes Bankës për Zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lehtësime të reja nga kreditet e aprovuara për kredi pa interes nga linja Covid-1 si dhe shtyrja shtesë e ripagimit të huasë për ndërmarrjet deri në fund të vitit janë parashikuar.

Në periudhën e zbatimit të pakоs së katërt, masa – Garancioni Shtetëror do të aktivizohet. Me këtë masë, shteti vë në dispozicion 10 milion euro mjete financiare për të mbështetur kompanitë për qasje më të lehtë në mjete të lira financiare, duke marrë pjesë garantimin e kredisë. Me garancinë shtetërore prej 10 milion euro, kreditë me vlerë 65 milion euro do të jenë në dispozicion të ekonomisë.

Masa – Garanci Doganore do të jetë një mbështetje e madhe për kompanitë. Kjo masë synon të sigurojë më shumë mbështetje për kompanitë që merren me eksport dhe qasje më të lehtë për lëndët e para.
Pakoja e katërt e masave mbështet dhe më shumë sektorët që pësuan po ashtu si rezultat i krizës nga COVID-19 si masa për sektorët e turizmit, hotelierisë dhe transportit e cila ofron ndër të tjera, ndihmë të pakthyeshme për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave.

Pakoja parashikon gjithashtu masa për të mbështetur pushtetin lokal-komunat, për të siguruar stabilitetin e tyre financiar.

Poashtu gjatë tetorit do të ketë fundjavë për blerjen e produkteve vendore dhe IT pajisje pa TVSH deri në vlerë prej 30.000 denarë.
Pakoja e katërt e masave ekonomike parasheh dhe lehtësime tatimore për bizneset, që do stimuloj ruajtjen e likuiditetit dhe rimëkembjen e tyre në periudhën në vijim.

Pakoja e katërt e masave do të përfshijë mbi 600 mijë qytetarë.
Tre pakot e mëparshme anti-krizë të realizuara nga qeveria shpëtuan qindra mijëra vende pune dhe ofruan ndihmë për dhjetëra mijëra biznese.
Vetëm përmes masës së mbështetjes financiare prej 14,500 denarë për punonjës, me 79.5 milion euro, mbështeten rreth 120,000 qytetarë të punësuar dhe rreth 20,000 kompani dhe mbi 5000 veprimtari vetanake.
Përmes linjave të kreditit Covid-1 dhe Covid-2, mbi 13 milion euro u ndanë në ekonomi për 1376 kompani me gati 18,000 të punësuar. Së bashku me tre linjat 62,8 milion euro iu transferuan biznesve përmes Bankës për Zhvillim.
26.8 milion euro përfunduan te 309,000 qytetarë që morën kartela pagesore vendore përmes masës “Unë blej produkte vendore “, dhe përmes masës “Pushime në vend”, kuponat e turizmit u ndanë për mbi 117,000 qytetarëve në vlerë prej 12 milion euro.

Vlera e tre pakova të para të masave ekonomike ishte 550 milion euro.
Me pakon e katërt, ne vazhdojmë me ndihmë gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe ekonominë.

Vlera e pakos së 4-të të masave ekonomike është 470 milion euro dhe së bashku me vlerën totale të tre pakove të mëparshme prej 550 milion euro, do të thotë se 1 miliard e 20 milion euro u drejtohen përsëri qytetarëve dhe ekonomisë për të siguruar qëndrueshmëri dhe ndihmesë potenciale për rikuperim.

Përkushtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim vazhdon të jenë qytetarët dhe ekonomia vendore.

Postime të ngjashme

Këshilli ekonomiko-social është i përkushtuar në thellimin e dialogut social

Z H

Xhaferi në takim me ambasadoren gjermane: Vendi si anëtare e NATO-s vazhdon me përmbushjen e obligimeve

XH,I

Varhei nga Sarajeva: Ballkanin Perendimor e shohim si pjesë të Europës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...