Maqedoni

BDI propozon që seancat parlamentare mbahen online

Zhurnal Ads

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) propozon që seancat e Kuvendit të mbahen edhe online. Kjo parti konsideron që Kuvendi duhet të shqyrtoj mundësinë e ndryshimit të Rregullores së punës në pjesën që i përket saktësimit se çfarë në fakt nënkuptohet me fjalën prani të deputetëve, qoftë ajo prani fizike apo online.

“BDI kërkon arsye të shëndosh edhe nga partitë opozitare që edhe ata të shqyrtojnë këtë propozim me qëllim që të evitohen mundësitë për cënim të shëndetit të deputetëve dhe të administratës si dhe bllokimin e proceseve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në rregulloren aktuale të Kuvendit qëndron fjalia “prani”. BDI dëshiron që të specifikohet që prania e deputetëve në Kuvend mund të jetë fizike ose online. Ne nuk duhet të lejojmë që të torturohen deputetët të cilët për momentin janë të prekur nga COVID-19, të mos i sjellim ata me trajtim të veçantë dhe pastaj të rrezikojmë gjithë të tjerët. BDI nuk dëshiron që Kuvendi të vijë në një situatë për të bllokuar procese të rëndësishme”, thonë nga BDI.

Ata kërkojnë që opozita të marrë në konsideratë analizat krahasuese se si është gjendja në rajon por edhe më gjerë në një situatë të tillë me COVID-19, duke kujtuar se Qeveria tashmë ka filluar që seancat e saja t’i mbajë online.

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Zaev me paratë e popullit shpërndan tenderë për të afërmit e tij

Z H

Kurz: BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj

XH,I

Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve në BE

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...