Agjencia Zhurnal.mk

BDI: Takimi do të mbahet nesër, pikat e ditës mund të ndryshohen me propozimet e partive

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë ka ftuar partitë politike shqiptare në takimin e përbashkët që do të mbahet nesër në ora 12:00 në Hotel Park në Shkup, informon Zhurnal.

Nga BDI i kundërpërgjigjen Selës për rendin e ditës lidhur me takimin, duke zbuluar se i njejti mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesmarësit në këtë takim.

Qëllimi i BDI-së është komunikimi korrekt dhe sygjerimet miqësore nga partitë shqiptare për këtë takim siç thonë, shumë të mirëpritur nga gjithë shqiptarët.

Nga BDI nuk dëshirojnë të ndryshojnë orarin e takimit dhe mbeten në qëndrimin që e njejta të mbahet nesër me fillim në ora 12:00.

“Bashkimi Demokratik për Integrim faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup.

Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive parlamentare shqiptare nesër, e enjte 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00 në “Four” – hotel Park, Shkup”, thuhet në komunikatën e BDI-së.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...