BE dhe AstraZeneca marrëveshje për 200 mln doza vaksinash

Përplasjet e fillimit duket janë harruar dhe kompania farmaceutike AstraZeneca e Komisioni Europian vulosën një marrëveshje për shpërndarjen me 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke i dhënë fund mungesës së dozave nga ana e kësaj kompanie.

 

Përplasja mes AstraZenecas dhe Brukselit më herët gjatë këtij vitit, shkaktoi një krizë të vërtetë ku shumë shtete, që ishin nën presion që ta përshpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë dozash. Fakti që dozat nuk u dërguan në kohë krijoi një tension të madh në raportet mes kompanisë dhe bllokut europian.

Sipas ujdisë së fundit, AstraZeneca do të shpërndajë 60 milionë të vaksinës së saj, të quajtur Vaxzevria, deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, 75 milionë të tjera deri në fund të tremujorit të katërt të vitit dhe 65 milionë të tjera deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2022.

Nëse përfshihen edhe dozat që kanë arritur në BE, atëherë blloku europian do të marrë në total 300 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca. Në prill, KE-ja kishte nisur procedura ligjore ndaj AstraZenecas për shkak të mosrespektimit të kontratës, pasi kjo kompani tha se kishte probleme që të shpërndante vaksinat, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë.

Related posts

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

D V

Në njërën dorë armën, në tjetrën foshnjën, burri qëllon një grua – publikohen pamjet dhe detajet e incidentit në Cincinnati

D V

Dorëhiqet prifti i njohur spanjoll për të jetuar me autoren e romaneve erotike sataniste

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More