Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BE dhe SHBA sot mbi Marrëveshjen e Parisit dhe klimën

Bashkimi Evropian përshëndeti vendimin e presidentit të sapoemëruar Joe Biden për kthimin e Shteteve të Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit dhe tashmë njoftoi sot kontaktet e para me administratën amerikane për një luftë të përbashkët për mbrojtjen e klimës.

“Ne shpresojmë të sjellim Shtetet e Bashkuara në anën tonë në ndjekjen e përpjekjeve globale për të luftuar krizën e klimës. Kriza e klimës është sfida kryesore e kohës sonë dhe mund të zgjidhet vetëm nga një kombinim i të gjitha forcave tona, “thanë në një deklaratë të përbashkët ministri i Jashtëm i BE-së Joe Borrell dhe zëvendës presidenti i KE-së Frans Timermans.

Komisioni Evropian njofton se nënkryetari i Komisionit, Frans Timermans, do të flasë me telefon sot me emisarin special të Presidencës amerikane të Klimës John Kerry rreth përgatitjes së samitit të klimës COP26 në Glasgow, në nëntor 2021.

Brukseli vlerëson se samiti në Glasgow do të jetë një moment vendimtar për rritjen e ambicieve globale në mbrojtjen e klimës dhe se “planeti do të fitojë nëse të gjitha vendet bashkohen në garën globale për të emetuar zero, gazra të dëmshëm”.

BE është zotuar të ulë emetimet e gazeve serë me 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990, në përpjekje për arritjen e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050.

Postime të ngjashme

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane

T E

​OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

T E

Gorbaçov: Putin dhe Biden të takohen për bisedime për çarmatimin

T E

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...