Agjencia Zhurnal.mk

BE do të dërgojë ekipe kërkim-shpëtimi në Bejrut

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së tani po koordinon vendosjen urgjente të mbi 100 zjarrfikësve të trajnuar mirë, me automjete, qen dhe pajisje të specializuar në kërkim-shpëtim”, njoftoi Këshilli Evropian.

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se do të dërgojë ekipe kërkim-shpëtimi në Bejrut pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit libanez, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së tani po koordinon vendosjen urgjente të mbi 100 zjarrfikësve të trajnuar mirë, me automjete, qen dhe pajisje të specializuar në kërkim-shpëtim”, njoftoi Këshilli Evropian.

Blloku prej 27-anëtarësh shprehu ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ofroi mbështetjen e plotë për popullin libanez.

“Si hap i parë i menjëhershëm, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së është aktivizuar me kërkesë të autoriteteve libaneze”, tha këshilli në njoftim.

Holanda, Greqia dhe Çekia do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, përderisa Franca, Polonia dhe Gjermania po ashtu ofruan ndihmë.

BE po ashtu ofroi të aktivizojë sistemin e saj të hartës satelitore për të vlerësuar dëmet përmes pamjeve satelitore.

Një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në shpërthimin masiv që shkatërroi një ndërtesë tre-katëshe dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh, në një deklaratë për televizionin LBC të Libanit, tha se nga shpërthimi në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

Kettaneh tha se ende gjenden persona nën rrënoja, duke shtuar se kapaciteti i spitaleve në Bejrut është mbushur.

Kryeministri Hassan Diab për shkak të shpërthimit ditën e mërkurë e shpalli “ditë zie kombëtare”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...