Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi -Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi, Zëvendëskryetarin e Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.

Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentes.

Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit.

Postime të ngjashme

Ambasadorja e Kosovës në Izrael: Kosovarët në Izrael janë të sigurtë

S.B.

Reagon Vetëvendosje pas tollovisë për vaksinat: MSH-ja publikoi dje orarin

S.B.

Nis marshi në solidaritet me popullin palestinez

S.B.

Haradinaj pas tollovisë te “1 Tetori”: Reflektoni, qytetarët nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë

S.B.

Vendimet për UNMIK-un “i merr Këshilli i Sigurimit”

S.B.

Çitaku kritika për procesin e imunizimit: E tmerrshme, nëna ime priti katër orë për vaksinë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...