Liderët evropianë nesër do të mbajnë takim në të cilin do të dakordohen për certifikatë për qytetarët e Bashkimit Evropian të cilët janë vaksinuar kundër Kovid-19, por është e sigurt që anëtarët e BE-së nuk pajtohen për këtë çështje.
Tani që vaksinimi është rritur në të gjithë Evropën, disa qeveri evropiane, të tilla si Greqia dhe Spanja, kërkojnë miratimin e shpejtë të një BE-certifikate për ata që tashmë janë vaksinuar, në mënyrë që të mund të udhëtojnë lirshëm, njoftoi Gardian.
Sidoqoftë, siç theksohet, disa vende, të tilla si Franca dhe Gjermania, nuk janë për këtë ide, pasi vendimi për certifikatën do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm dhe do të thoshte diskriminim për njerëzit që për ndonjë arsye nuk u lejohet ose nuk duan të vaksinohen.
Francë, ku ka lëvizje të fortë kundër vaksinimit, premtoi se nuk do t’i detyrojë qytetarët e saj të vaksinohen dhe beson se ideja për pasaporta për vaksinim është e shumë e hershme.