Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BE e quan të papranueshëm arrestimin e Navalny, kërkon lirimin e tij

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha sonte se arrestimi i Alexei Navalny pas arritjes në Moskë ishte i papranueshëm dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Policia ruse arrestoi sot kritikun kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, pas mbërritjes së tij në aeroportin gjerman Sheremetyevo ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave, ka konfirmuar Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN).

Navalny është shëruar në Gjermani muajt e fundit pasi mbijetoi një helmim. Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u bëri thirrje autoriteteve ruse të respektojnë të drejtat e Alexei Navalny dhe kërkoi në Twitter lirimin e tij.

“Politizimi i sistemit të drejtësisë është i papranueshëm,” tha Borrell. Kryeministri polak,Mateusz Morawiecki gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny dhe i kërkoi BE të përgjigjej për arrestimin e tij.

“Arrestimi i Navalny është një përpjekje tjetër për të frikësuar opozitën demokratike në Rusi. Një përgjigje e shpejtë dhe e qartë në nivelin e BE është thelbësore. Respektimi i të drejtave të qytetarëve është themeli i demokracisë”, shkroi Morawiecki në Twitter.

“Unë u bëj thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë të arrestuarin menjëherë”, shtoi ai. Më parë, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkuan lirimin e Navalny dhe reagimin e BE dhe kërkuan gjithashtu futjen e masave kufizuese kundër Rusisë.

Në gusht 2019, Navalny është dërguar në Gjermani pasi ka rënë në koma në një fluturim nga Siberia. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një sulm me agjent nervor, por autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në çështje.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...