Kosovë

BE, e shqetësuar për vendimin rreth ambasadave në Jerusalem

Zhurnal Ads

Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se do të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit, ka shkaktuar “shqetësim të thellë” në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian.

Ai ka thënë se BE-ja shpreh “shqetësim dhe keqardhje serioze” për këtë.

Stano, megjithatë, ka thënë se vendimi i Serbisë për të bartur selinë e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem dhe ai i Kosovës që, me vendosjen e raporteve diplomatike me Izraelin, ta hapë edhe ambasadën në po këtë qytet, janë obligime bilaterale, që këto dy palë i kanë marrë ndaj Izraelit.

Stano ka thënë se duhet pyetur Kosovën dhe Serbinë se cilat janë motivet dhe pasojat e një vendimi të tillë.

“Asnjë ambasadë e ndonjë vendi të BE-së nuk është në Jerusalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk është në Jerusalem”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

“Pasi edhe Kosova, edhe Serbia janë shprehur të përkushtuara për integrimet evropiane, si qëllim strategjik, ato edhe duhet të sillen në këtë mënyrë”, ka shtuar ai.

BE-ja ende e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta bartin edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.

BE-ja pret që edhe nga shtetet kandidate, të cilat janë në procesin e anëtarësimit në BE, t’i përshtatin qëndrimet e veta me politikën e jashtme të BE-së.

Më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Postime të ngjashme

Sulmi në Vjenë i mobilizon institucionet e Kosovës

T E

​Veliu nuk i përgjigjet ftesës për raportim në Komision për shkarkimin e Qalajt dhe shuarjen e Task-Forcës

admin

Qendra për Menaxhim Kufitar ka një njoftim të rëndësishëm për diasporën

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...