BE-ja e ka gjobitur me 746 milionë euro Amazonin

Bashkimi Evropian ka gjobitur Amazon me 746 milionë euro për përpunimin e të dhënave personale, ose shkelje të Rregullores së Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), njoftoi gjiganti teknologjik amerikan të premten.

 

Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave (CNPD) gjobiti Amazon Europe Core me një vendim të 16 korrikut, tha kompania.

“Ne besojmë se vendimi i CNPD është i pabazuar dhe kemi ndërmend të mbrohemi fort”, tha Amazon, raporton reuters.

GDPR kërkon që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve para se të përdorin informacionin e tyre personal ose do të gjobiten rëndë.

Wall Street Journal raportoi në qershor se kompania mund të gjobitet më shumë se 425 milionë dollarë nën ligjin e privatësisë të Bashkimit Evropian, duke cituar burime të njohura me këtë temë. 

Related posts

Microsoft tani do t’i lejojë përdoruesit e tij “të kyçen pa një fjalëkalim”

D V

Facebook dëshiron t’ju parandalojë të bëheni ekstremist

D V

iPad Mini i ri me një çip të shpejtë supozohet të jetë një zëvendësim i laptopit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com