BE-ja koordinon evakuimin mjekësor të viktimave nga zjarri në Koçan

nga D. V.

Bruksel, 17 mars – Bashkimi Evropian ka filluar evakuimin e pacientëve me djegie të rënda pas zjarrit shkatërrues në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku jetën e humbën 59 persona, ndërsa mbi 155 u lënduan, njoftoi sot Drejtoria e përgjithshme për mbrojtje civile dhe ndihmë humanitare të Komisionit Evropian (ECHO).

Në orët e para pas fatkeqësisë, Qendra për koordinim për reagim emergjent të BE-së kontaktoi autoritetet e mbrojtjes civile në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje, thuhet në kumtesë.

Maqedonia e Veriut ka aktivizuar zyrtarisht Mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, duke kërkuar evakuimin urgjent të 15 pacientëve me djegie të rënda. Si përgjigje, nëntë vende evropiane – Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Hungaria, Luksemburgu dhe Norvegjia – ofruan menjëherë ndihmë përmes këtij mekanizmi.

Disa të lënduar tashmë janë transferuar në Hungari me mbështetjen e Luksemburgut, ndërsa Rumania po transporton pacientë në Lituani. Bashkimi Evropian vazhdon të koordinojë transportin e pacientëve të mbetur drejt vendeve që kanë ofruar trajtim mjekësor.

Komisarja evropiane për gatishmëri, menaxhimin e krizave dhe barazi, Haxha Labib, shprehu ngushëllimet dhe theksoi solidaritetin evropian.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit. BE-ja qëndron krah për krah me popullin e Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira. Falënderoj vendet evropiane që ofruan menjëherë trajtim dhe mbështetje përmes Mekanizmit tonë të mbrojtjes civile.

BE-ja mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe është e gatshme të mobilizojë ndihmë shtesë nëse është e nevojshme, thuhet në kumtesën e ECHO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More