Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BE-ja po e izolon Bjellorusinë, Bullgaria, Çekia e Sllovakia tërheqin ambasadorët nga ky shtet

Bullgaria, Republika Çeke dhe Sllovakia njoftuan të enjten se do t’i tërheqin ambasadorët e tyre nga Bjellorusia pasi një hap të tillë e morën edhe disa shtete tjera, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike.

Ky njoftim erdhi vetëm një ditë pasi Estonia dhe Letonia thanë se do t’i tërheqin ambasadorët nga vendi që udhëhiqet nga lideri autoritar, Aleksander Lukashenko. Vendim të njëjtë morën të hënën edhe Polonia dhe Lituania pasi Bjellorusia i tërhoqi ambasadorët e saj nga Varshava dhe Vilniusi.

Bjellorusia e mori këtë vendim pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër zyrtarëve bjellorusë që akuzohen për mashtrim me vota dhe shkelje të të drejtave të njeriut, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet bjelloruse i kanë akuzuar Poloninë dhe Lituaninë për përkrahje të protestave masive që shpërthyen kundër presidentit Lukashenko që nga zgjedhjet e gushtit, ku presidenti që është për një kohë të gjatë në pushtet u shpall fitues me mbi 80 për qind të votave.

Liderët e opozitës, disa prej të cilëve janë larguar nga vendi për shkak të përndjekjes politike, kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve është manipuluar në favor të liderit autoritar. Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Postime të ngjashme

Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan

T E

Raporti që vë në alarm Italinë: Rreziku nga Covid-19 është rritur, nevojiten masa të reja

T E

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...