Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

BE-ja premton 650 mijë vaksina “Pfizer” gjatë muajit prill për vendet e Ballkanit

Bruksel, 27 mars – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur premtimin se Evropa do t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor me vaksinimin anti-COVID. Nëpërmjet bisedave telefonike me liderët e Ballkanit, ajo ka njoftuar se 650 mijë doza të vaksinës së “Pfizerit” do të dorëzohen në gjysmën e dytë të muajit prill në shtetet e Ballkanit.

Nëpërmjet Twitterit ajo ka konfirmuar bisedat telefonike me liderët e Bosnjës, Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Në të tria postimet ka njoftuar se “Evropa do të qëndrojë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor”.

“Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Evropian, për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do ta kapërcejmë pandeminë”, ka thënë ajo për bisedën me kryeministrin e Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri Rama ka thënë se shumë shpejt 651 mijë vaksina të “Pfizerit” do të vijnë në rajon. Të njëjtën e kanë thënë edhe liderët e Bosnjës dhe të Malit të Zi.

Von der Leyen s’ka bërë ndonjë postim lidhur me Kosovën.

Evropa ka kohë që ka shprehur premtimin se do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me vaksina. Megjithatë, ende një gjë e tillë s’ka ndodhur.

Kosova mbetet ndër vendet e pakta të botës në të cilat ende s’ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...