Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

BE-ja qorton Kosovën për ambasadën në Jerusalem

Krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Evropian (KE) adresoi sot kritika mbi planet e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem ndërsa të dy vendet nënshkruan sot marrëveshjen për krijimin e marrëdhënieve diplomatike, duke kujtuar pozicionin e bllokut mbi çështjen në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 478 të vitit 1980.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka thënë sot se pozicioni i BE-së është saktësisht i njëjtë me atë që ishte kur kjo pyetje u bë vitin e kaluar pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe administratës Trump më 4 shtator.

“Pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë: Në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 478 të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të KB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së si dhe Delegacionin e BE-së në Izrael. janë të vendosura në Tel Aviv”, ka thënë Stano, raporton dtt-net, transmeton Zeri.info.

Stano më tej ka thënë se Kosova po minon rrugën e saj drejt integrimit me BE-në.

“Kosova ka identifikuar integrimin në BE si përparësinë e saj strategjike. BE-ja pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj evropiane të mos minohet”, ka thënë Stano.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë, dërgohet në burgun e Pozhegës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...