Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

BE jep shpjegime për “Kosovën pa fusnotë”

Zhurnal Ads

Bashkimi Evropian ka dhënë shpjegime lidhur me referimit të tyre ndaj Kosovës si republikë, duke mos i vënë fusnotë, derisa kanë raportuar për takimin e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Siç thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero, për Gazetën Online Insajderi, postimi i djeshëm për takimin e komisionerit Varhelyi me u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, ka qenë një gabim, ndërsa pozicioni dhe statusi i Bllokut kundrejt Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ajo sqaron se edhe shkrimi i publikuar në Twitter, është hequr dhe është zëvendësuar me një tjetër ku Kosovës iu referohen me fusnotë.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Pozicioni i BE-së për statusin e Kosovës është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Prandaj, referenca në EbS u rregullua në përputhje me rrethanat. Siç e dini shkrimi i parë i EbS në takim u hoq”, ka thënë Pisonero për redaksinë.

Shërbimi i informacionit televiziv i Bashkimit Evropian, derisa ka njoftuar për takimin midis presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, iu ka referuar Kosovës pa tekstin asterisk.

Por, i njëjti postim një ditë më pas është ndryshuar. Në postimin e parë, faqja e Komisionit Evropian ka shkruar “Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës”, të cilin pastaj e ka ndryshuar me “Presidentja në detyrë e Kosovës”, postim që edhe tani gjendet në këtë faqe.

Referimi si Republikë për Kosovën e pa u vendosur fusnota nga Komisioni Evropian, ka bërë që drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, të pyes nëse dialogu ndërmjet dy vendeve të Ballkanit Perëndimor “është i tepërt”.

Kjo për autoritetet në Beograd ka qenë “e papranueshme”.

“Sipas cilës marrëveshje dhe kur BE e njohu të ashtuquajturën Kosovë?! A do të thotë kjo se dialogu është i tepërt? Ishte e papranueshme që çdo organ i BE, veçanërisht Komisioni Evropian, të vendosë për statusin e Krahinës sonë të Jugut,” ka shkruar Petkoviq në Tëitter.

Ndryshe nga Komisioni Evropian, institucioni tjetër i BE-së, Parlamenti Evropian, në takimet zyrtare i referohet Kosovës si Republika e Kosovës.

Pavarësia ende nuk është njohur nga Serbia e as nga pesë vende anëtare të BE-së dhe si rezultat vetë Bashkimi Evropian i referohet “Kosovës*”.

Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-OKB dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zhvillimet rreth dosjeve të Speciales, Tomë Gashi angazhohet si avokat i OVL UÇK-së

admin

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Kizhevak të Serbisë

S.B.

​Hoxhaj paralajmëron rritje të pagave për policët

S.B.

Osmani takon ambasadorin Rohde për nder të 30 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive

admin

Trump ka vetëm 5 minuta për Hotin e Vuçiqin në Zyrën Ovale – nënshkrimi në “Roosevelt Room”

admin

Dushi: Omani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e VV-së

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...