Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BE mbështet vendet lindore për vaksinat

Gjashtë ish-republikat sovjetike në Partneritetin Lindor të BE-së mbështeten me 40 milionë euro për të rregulluar vaksinimin kundër covid-19.

Paratë vijnë nga BE në një ndërmarrje të përbashkët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

“Duke vepruar së bashku tani, ne, gjithashtu, mund të punojmë shpejt për rimëkëmbjen socio-ekonomike të rajonit. Investimi i sotëm është, përveç miliarda eurove në mbështetjen e BE-së të mobilizuar tashmë për të trajtuar pandeminë, edhe për të mbështetur rimëkëmbjen në rajon,” tha komisioneri Olivér Várhelyi në një njoftim për shtyp.

BE tashmë ka kontribuar më shumë se 1,500 aparate për frymëmarrje, dhjetëra mijëra teste dhe sasi të pajisjeve mbrojtëse në vendet e lartpërmendura.

Brenda kornizës së një sistemi të ndarjes së vaksinave, shpresohet gjithashtu që vendet anëtare të kontribuojnë me doza në vendet e rajonit.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...