BE: Mbi 5 miliardë euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar zhbllokimin e 5,4 miliardë eurove të fondeve evropiane të urgjencës, për të ndihmuar vendet anëtare më të prekura nga pasojat ekonomike të Brexit, duke filluar me Irlandën dhe Francën.

 

Irlanda, vendi i vetëm në BE, që ndan një kufi tokësor me Britaninë e Madhe, do të marrë 1,1 miliard euro për të kompensuar humbjet e shkaktuara nga aplikimi, që nga 1 janari, i marrëveshjes tregtare postBrexit midis Londrës dhe Brukselit, raporton ATSh.

Franca do të përfitojë 735 milionë euro, një pjesë e madhe e të cilave do të shkojë për sektorin e peshkimit, qasja në ujërat britanike e të cilit është reduktuar në mënyrë drastike.

Marrëveshja e arritur më 24 dhjetor midis BM dhe BE garanton lëvizje pa taksa për shumicën e mallrave, por rregulloret e reja doganore (procedurat e regjistrimit dhe kontrollet kufitare) sjellin kosto të konsiderueshme për kompanitë në të dyja anët e kufirit.

Londra ka prezantuar, gjithashtu, programet e saj mbështetëse për kompanitë britanike të prekura nga goditja ekonomike e Brexit.

Related posts

Shumica e zjarreve në Turqi janë “nën kontroll”

Redaksia

“Hiq viq”, nisma kundër asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi

D V

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More